Detaje rreth aksidentit të mbrëmshëm në Tetovë, ku humbi jetën një 18 vjeçar

Vdes një 18 vjeçar në aksident tragjik në Tetovë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta në kryqëzimin e rrugëve 160 dhe 161 në afërsi të kazermës. Në aksidentin tragjik lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë.

Marketing

Deri tek aksidenti tragjik ka ardhur kur dy makina njëra e tipit Audi që drejtohej nga një 17 vjeçar dhe një makinë e tipit Reno Megan që drejtohej nga një 18 vjeçar. Me çka mas aksidentit ka humbur jetën 18 vjeçari me iniciale SH.L që kishte qenë shoqërues në makinën Audi, gjithashtu një 16 vjeçar, udhëtarë i tretë në makinën Audi ka pësuar lëndime të rënda trupore, me çka është transferuar në Qendrën Klinike të Shkupit, njofton zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Që të dy shoferët janë pranuar në spitalin e Tetovës.

Pasi kanë pranuar ndihmën e par, shoferi i makinës audi është lëshuar për shërim në shtëpi, ndërsa 18 vjeçari që kishte drejtuar makinën reno është mbajtur në spitalin e Tetovë. Në spital përshkak të lëndimeve të pësuara ka mbetur edhe udhëtari i tretë që kishte qenë në audi.

Në makinën reno kishte edhe 3 persona të tjerë të cilët nuk kanë pësuar lëndime, ka thënë Josifovski.

Hetimi në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori I përgjithshëm dhe ekipe të MPB-së së Tetovës, me çka po punohet në zbardhje të plotë të rastit.

Marketing