Detaje të dhimbshme: Nëna e futbollistit shqiptar ishte në stadium kur ai ra pa ndjenja

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhe me vdekjen e futbollistit shqiptar Aleksandër Lambi në Greqi ditën e djeshme.

Marketing

Nëna e 21-vjeçarit të ndier ishte në stadium kur i biri i saj ra pa ndjenja në fushë. Sipas gazetarit Shpëtim Zinxhiria, ambulanca ka shkuar 15 minuta me vonesë. Lambi u dërgua në spital ku edhe humbi jetën.

“Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por qe luante huazim tek ekipi i kategorisë së 3-te greke Iliupoli. Loja ka filluar në mungesë të ambulancës dhe mjekëve në stadium. Pas ngjarjes ambulanca ardhur me 15 minuta vonesë në një kohë kur për 20 minuta të ndjerit po i jepej ndihma e parë. Në stadium ka qenë duke ndjekur ndeshjen edhe nena e të ndjerit2, shkruan gazetari.