



Kanë dalë prova të reja për qëndrimet fashiste pro-çetnike të “artistit” Goran Bregovic që planifikohet të pritet si “super star” në Korçë, përkundër faktit se prej vitesh e ka “shkelur rrota” në trojet ballkanike sepse për më gjerë as që ka mbërritur të spikasë ndonjëherë.
Krahas historisë së njohur tashmë të këngës “Kallashnikov”, qëndrimit skandaloz të tij për Nënë Terezën të cilën paturpësisht e quan rome, në rrjet po qarkullon tjetër ngjarje.