Detaje të reja- Ky është pronari i furrës që dyshohet se vrau punëtoren e më pas vetën

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.

Sipas infomarvioneve që posedon Gazeta Insajderi, dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek nënkalimi që është afër furrës.

Gjithnjë sipas burimeve të Gazetës, dy viktimat nuk kanë lidhje familjare mes vete.

Ndërsa motivet e kësaj ngjarje tragjike ende nuk dihen

Marketing