Një person ka marrë kallëzim penal për shkak të dyshimti të bazuar se më 29 dhjetor e ka vrarë pronarin e objektit hotelerik “Gurman” në Kërçovë.
“Për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “vrasje”, zyra e jashtme për punë kriminalistike pranë Stacionit Policor të Kërçovës, deri te Prokuroria Publike kompetente, ka parashtruar kallëzim penal kundër H.J. (47) nga fshati Qafa të Gostivarit”. bëri të ditur MPB-ja.
H.J. veprën e ka kryer më 29 dhjetor t vitit 2018 rreth orës 17 në objektin hotelerik “Gurman”, të vendosur në rrugën “Boris Kidriç” në Kërçovë, kur me disa goditje me thikë në pjesën e kraharorit, e ka vrarë M.S. (64) pronarin e objektit.
H.J. është marrë në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ndërsa pastaj do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake.