Detaji që bëri “bashkë” Mozzik dhe Kanye West

Çizmet e reperit të njohur, Mozzik në “Alba Festival” në Zvicër janë një nga detajet që morën shumë vëmendjen e publikut.

Marketing

Mund të duket çmenduri që çizmet të jenë trend në verë, por jo nëse ju themi se ky trend u përhap nga Kanye West.

Njeriu që qëndron pas shumë “revolucioneve” në botën e modës prej muajsh ka sjellë këtë trend.

Në maj Kanye mori pjesë në një shfaqje të ‘Balenciaga’ në New York dhe u bë viral pasi kishte veshur disa çizme gjigande nga shumë të konsideruara si qesharake… dhe u bë meme virale.

https://twitter.com/HipHopTiesMedia/status/1528535973788676096?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1528535973788676096%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fdetaji-qe-beri-bashke-mozzik-dhe-kanye-west%2F
Muajt e fundit, reperi është parë i veshur me çizme në evente e përditshmëri, e shpesh nuk ngurron t’i çojë në një nivel krejtësisht tjetër.

E duket se edhe Mozzikut i ka pëlqyer ky trend dhe e ka përqafuar menjëherë.