Detektor: Korona kriza ndikon në gjendjen ekonomike të qytetarëve

Pothuajse një e katërta (25,8%) e qytetarëve thonë se ata ose dikush nga familja e tyre përkohësisht ose gjatë gjithë kësaj periudhe kanë mbetur pa punë për shkak të koronakrizës, ndërsa 67,8% e të anketuarve thonë se nuk e kanë pasur atë problem, tregon hulumtimi më i ri i mendimit publik të cilin për Detektor e zbatoi Instituti për hulumtime politike Shkup.

Marketing

Sipas tij, 14,4% e të anketuarve janë përgjigjur se për shkak të krizës të ardhurat në familjet e tyre janë zvogëluar, 47,4% nuk kanë zvogëlim të të ardhurave familjare, ndërsa 32,4% deri diku kanë zvogëlim të të ardhurave.

Megjithatë anketa nuk tregon rritje të dukshme të huamarrjes. Vetëm 4,7% e qytetarëve të anketuar thonë se në këtë periudhë kanë aplikuar ose planifikojnë të aplikojnë për kredi në bankë, ndërsa 80,7% thonë se nuk e kanë bërë atë.

Nga masat dhe ofertat e bankave gjatë krizës të kënaqur janë 53,3% e qytetarëve, përkundër 24% të cilët nuk janë të kënaqur.

Rreth 60% e qytetarëve kanë thënë se çmimet e ushqimeve dhe ilaçet janë rritur, 28,4% kanë mbetur të njejta, ndërsa 4,9% konsiderojnë se ka pasur lirime. Qytetarët janë në qëndrimin se në dyqane janë prodhimet e nevojshme – 86,1% e të anketuarve thonë se kur bëjnë pazar arrijnë t’i gjejnë të gjitha prodhimet në dyqane, ndërsa 12,6% janë përgjigjur se nuk munden gjithmonë të blejnë. Për 24,1% në dyqane më vështirë gjindet mielli, për 21,3% mjete higjienike dhe për pastrim, ndërsa 12,1% thonë se kur bëjnë pazar më së shumti u mungojnë letra e tualetit dhe pemët e perimet.

Pjesa më e madhe e qytetarëve ose 38,1% thonë se bëjnë pazar disa herë në javë, 28,3% në dyqane shkojnë një herë në javë, 20,7% në supermarkete për ushqim dhe nevoja tjera shkojnë çdo ditë, 7,7% kanë thënë se bëjnë pazar disa herë në muaj, 2,8 për qind vetëm një herë në muaj, ndërsa 1,6 për qind edhe më rrallë se një herë në muaj. Blerja kryesisht bëhet me shkuarje direkte në dyqane sepse 72,5 për qind e të anketuarve thonë se në këtë periudhë të koronavirusit nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë për blerje onlajn, ndërsa onlajn shoping kanë shfrytëzuar 21,4%.

Më shumë se gjysma e të anketuarve ose 56,5% nuk presin mungesë të ushqimit dhe ilaçeve për shkak të koronavirusit, ndërsa 20,6% frikohen se ajo mund të ndodh.

Në lidhje me anketat e muajit mars, mund të vërehet zvogëlim i numrit të qytetarëve të cilët presin mungesë të ushqimit dhe ilaçeve për shkak të koronakrizës dhe atë për 32,6% në mars për 20,6% në prill dhe rritje të numrit të qytetarëve të cilët nuk presin mungesë të ushqimit dhe ilaçeve për 50,4% në mars dhe për 56,5% në prill.

Nga të anketuarit, 58,5% kanë thënë se janë informuar se për shkak të koronakrizës në Maqedoni ka arritur ndihmë ose donacion nga vendet e huaja, ndërsa 41,5% thonë se nuk kanë informata të tilla.

Hulumtimin e mendimit publik për Detektor në telefon e zbatoi Instituti për hulumtime politike Shkup me mbi 1123 të anketuar në periudhën prej 21-24 prill me margjina të gabimit prej plus-minus 3%.