Dhimbja e gjurit që shfaqet kryesisht natën, mund të prekë kryesisht njerëzit që vuajnë nga artriti.
Në raste të tjera ajo shfaqet si pasojë e problemeve me nervat e këmbës.
Dhimbja mund të bëhet kronike dhe të ndikojë në cilësinë e gjumit.
Çfarë e shkakton dhimbjen e gjurit gjatë natës
Osteoartriti dhe reumatizma
Këto sëmundje autoimunitare mund të shkaktojë dhimbje të forta të gjurit gjatë natës.
Shumë prej pacientëve që vuajnë nga këto sëmundje raportojnë dhimbje të forta të gjurit veçanërisht gjatë natës kur trupi pushon.
Simtoma të tjera përfshijnë inflamacion, mungesë fleksibiliteti dhe vështirësi në lëvizje.
Inflamacion i tendinave
Inflamacioni i tendinave prek zakonisht njerëzit që janë mbipeshë ose ata që merren me sport intensiv.
Këta njerëz kanë dhimbje të herëpashershme të gjurit gjatë natës, kur trupi është në pushim.
Kurat natyrale kundër dhimbjes së gjurit
Aktiviteti fizik
Dhimbja e gjurit si pasojë e artritit mund të kurohet duke rënë në peshë ose duke bërë aktivitet fizik.
Aktiviteti fizik i bën muskujt përreth gjurit më të fortë.
Kompresat e ngrohta
Kompresa e ngrohtë mbi gju ndihmon në largimin e dhimbjes në mënyrë natyrale.
Kompresa duhet mbajtur mbi gju për 15 minuta.
Shafrani i indisë
Shafranin e Indisë që është më efikas se medikamentet si ibuprofeni, mund të konsumohet çdo ditë për të zbutur simptomat e artritit dhe dhimbjet e gjurit.
Atë mund ta pini çdo ditë si çaj duke e shoqëruar me xhenxhefil.
Xhenxhefili
Konsumi i rregullit ditor i xhenxhefili ofron një zbutje të ndjeshëm të dhimbjes së gjurit gjatë ecjes dhe pushimit të trupit.
Zieni 1 cm xhenxhefil në një gotë ujë.
Si të parandaloni dhimbjen e gjurit gjatë natës
Mjekët dhe ekspertët rekomandojnë hapat e mëposhtëm për të parandaluar dhimbjen e gjurit gjatë natës.
Sigurohuni të flini në një shtrat të rehatshëm që ju mundëson pozicione të qeta të gjumit.
Këshillohet të bëni një dush të ngrohtë përpara gjumit
Mos pini alkol ose kafe përpara gjumit
Mbajini këmbët pakëz të ngritura duke vendosur një jastëk.
Mos kryeni aktivitet fizik të paktën 3 orë përpara gjumit.
Kur është koha për t’u konsultuar me një mjek
Konsultat me një mjek rekomandohen në këto raste:
Vëreni enjtje dhe skuqje të gjurit.
Dhimbja vazhdon gjatë gjithë natës dhe ditës.
Nuk mund të peshoheni në njërën anë.
Nuk arrini dot të flini si pasojë e dhimbjes.