Dhjetë këngët më të mirë të dekadës sipas Billboard, e para renditet Bebe Rexha me “Meant to Be

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, kryeson këngët më të mira të dekadës së bashku me grupin e famshëm muzikor, Florida Georgia Line.

Marketing

Sipas Billboard, hiti më i madh i kësaj dekade në këtë zhanër llogaritet të jetë kënga “Meant to Be” që u publikua në vitin 2017.

Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line u renditën në vendin e parë si kënga më e mirë e dekadës në zhanrin “country”, dhe jo vetëm.

Bashkëpunimi i tyre po ashtu kaloi një rekord duke qëndruar për plot 50 javë në krye të top listave të Billboard.
Pas “Meant to Be”, në vend të dytë renditet “Body Like a Back Road” e Sam Hunt, më pas “Cruise” e Florida Georgia Line”, “Tequilla” e Dan Shay, “H.O.L.Y” e Florida George Line pon ashtu, “What ifs” e Kane Brown ft Lauren Alaina, “Wanted” e Hunter Hayes, “Speechless” e Dan Shay, “Blue Ain’t your colour” e Keith Urban dhe “Take your time” e Sam Hunt”.

“Meant to be” edhe pse nuk është shpërblyer me ndonjë “Grammy”, “MTV VMA”, “CMA”, “MTV EMA” në YouTube ka kaluar shifrën e 860 milionë klikimeve.