Dhjetë persona akuzohen nga Prokuroria për shkelje të orës policore në Shkup

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka propozuar 6 urdhër-dënime kundër 10 personave, të akuzuar për veprën penale “Mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë që është e dënueshme sipas Nenit 206 Alineja 1 nga Kodi Penal.

Marketing

Të akuzuarit nuk i janë përmbajtur vendimit për ndalesë dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ata gjatë orës policore janë hasur në lokacione të ndryshme në Shkup, pa pasur leje për lëvizje.

Prokuroria Themelore Publike i ka propozuar Gjykatës që të gjithë të akuzuarve t’ju shqiptoj dënim prej 2 mijë euro.