Dhjetëra shtetas të Maqedonisë së Veriut punojnë në dy bazat amerikane në Irak

Në dy bazat amerikane në Irak janë edhe dhjetëra të punësuar shtetas të Maqedonisë, që punojnë për kompaninë e njohur amerikane KBR, si pjesë logjistike civile për ushtrinë amerikane.

Marketing

Televizioni Telma ka bërë të ditur se asnjë prej tyre nuk ka pësuar ndonjë lëndim, edhe pse janë të shqetësuar nga këto sulme nga Irani. Të punësuarit pas alarmit janë strehuar nëpër tunelet që shërbejnë si qendra strehimi. Siç bëhet e ditur pjesa më e madhe e tyre janë nga Kumanova dhe se pjesa më e madhe e tyre po bëhen gati për tu larguar. Ministria e Jashtme theksoi se nuk posedon të dhëna konkrete për numrin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që gjenden në Irak ose Iran. “Vendi nuk ka përfaqësi diplomatike- konsulare në këto vende.

MPJ-ja përmes rrugëve diplomatike po i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e domosdoshme për marrjen e informacioneve përkatëse lidhur me shtetasit e Maqedonisë. Lidhur me çështjen e shtetasve tanë me angazhim pune në bazat ushtarake në Irak, nuk posedojmë të dhëna të këtilla. Angazhimi që këta persona e kanë nuk është nën kompetencën e kësaj ministrie. Procedura e punësimit bëhet në mënyrë të pavarur nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson MPJ.