Dhoma e deputetëve në Itali miratoi projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy kampeve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë.
Projektligji u miratua me 155 vota pro. 115 ishin kundër dhe 2 abstenim.
Pas votimit, shumica duartrokiti. Projektligji tani kalon në Senat.