Dhoma e ulët e Parlamentit të Spanjës sot në mëngjes ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ratifikimin e ka konfirmuar edhe ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov përmes një postimi në Facebook.
“Dhoma e ulët në Madrid, sot me 279 vota për dhe një kundër ka ratifikuar Protokollin për në NATO. E radhës dhe e fundit është SENATI”, ka shkruar në profilin e tij na facebook, ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.