Dhuna në Kuvend, dëshmuan truprojat e Çavkovit

Ish-drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, kishte një agjendë të ngjeshur ditore më 27 prill. Truprojat e tij dëshmuan në detaje se ku ishte ai derisa përgatitej dhe realizohej ndërhyrja e përgjakshme në Kuvend. Ditën e punës e ka filluar me takime në selinë e Ministrisë së Brendshme. Rreth orës dy pasdite, sigurimi e ka çuar atë tek dentisti. Pastaj ai për shkurt kohë ka qenë në Siti Moll dhe nga atje në restorantin “Skara Bar”. Prej aty rreth orës 18, Çavkov i ka urdhëruar që ta çojnë në lokalet e kompanisë “Tehnometal Vardar”, ku ai kishte pasur tre zyra.

Marketing

Rreth orës 20 ka shkuar në shtabin e krizës të MPB-së. Ka qëndruar atje deri në mesnatë. Më pas ka shkuar në shtabin e VMRO-DPMNE-së në takim me Nikolla Todorovin. Dy truprojat pohonin në gjykatë se kanë dëgjuar se si Çavkovi jep urdhra edhe nga zyra te “Tehnometall Vardar” edhe nga shtabi i MPB-së. Gjykatësja Kacarska i pyeti se a kanë dëgjuar çfarë udhëzimesh kanë dhënë. U përgjigjën se nuk kanë dëgjuar.

Dëshmitarët i mori në pyetje edhe i akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha. Ai të enjten bëri të ditur se, Mitko Çavkov ka qenë në, siç u shpreh, shtabin paramilitar të vendosur në ndërtesën e VMRO-DPMNE-së. Ninxha akuzoi sigurimin se nuk e kanë ruajtur mirë Çavkovin, meqë nuk e dinë se gjatë periudhës mes orës 18 dhe 20, ai ka qenë në VMRO-DPMNE.

A mundem zotëri dëshmitar të përfundoj se prej orës 18 deri më orën 19 e 15, nuk e keni mbrojtur si duhet VIP-in tuaj dhe se ai në këtë periudhë ka qenë në godinën e VMRO DPMNE-së?- tha Aleksandar Vasilevski- Ninxha.
Mitko Çavkov refuzoi t’i komentojë deklaratat e dëshmitarëve të propozuar.

Të martën në sallë pritet të dëshmojë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Ninxha në mbrojtjen e tij tha se, Veljanovski ka marrë urdhër nga Biljana Brishkoska- Boshkovska që të hapen dyert e Kuvendit. Në katin e tetë të shtabit qendror të VMRO DPMNE-së është vendosur shtabi prej ku është koordinuar hyrja në Kuvend.

Sipas Ninxhas, më 27 prill vitin e kaluar, atje përveç tij ka qenë Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski, Mitko Çavkov, Spiro Ristovski, Boris Josifovski, i cili është sekretar i përgjithshëm i presidenti Gjorge Ivanov si dhe ish drejtori i DSK-së, tani në paraburgim, Vlladimir Atanasovski.

Marketing