“Dhuna në Qendër”, profesoresha Simonovska identifikoi dy dhunues

Në Gjykatën Penale sot me dëgjimin e dëshmitarëve vazhdoi gjykimi për lëndën “Dhunë në Qendër”.

Marketing

Në pyetjet e prokurores Fatime Fetai u përgjigj Cvetanka Simonovska, këshilltare e LSDM-së në komunën Qendër në periudhën kur ndodhi dhuna në barakat e komunës.

Simonovska tha se gjatë seancës së Këshillit një turmë e njerëzve kishin brohoritur fjalë të ndyta me kërcënime drejt këshilltarëve të LSDM-së. Simonovska kishte vërejtur se sa herë kishte folur kryetari i Këshillit Mirosllav Shipoviq, këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova i kishte bërë zile në telefonin celular.

Sipas dëshmitarit, ai ishte sulm i organizuar, ndërsa qëllimi ishte të largoheshin katër pikat e seancës së Këshillit për plane urbanistike në Qendër.

Gjatë seancës turma i kishte thyer dritaret me çka ishte lënduar një këshilltare. Simonovska u kujtua se protestuesit kishin dy sirena të cilat nuk dinin se si t’i përdorin, por me ndihmën e policisë ata arritën t’i aktivizojnë dhe të bëjnë zhurmë.
Kishin dëgjuar kërcënime se do të digjen dhe se nuk do të dalin të gjallë, si dhe fjalë të tjera të shëmtuara.

Fetai e pyeti këshilltaren e cila kishte brohoritur në turmë, ndërsa Simonovska tha se ka turp të thotë, por me insistim të prokurores tha se zotëria i cili i kishte hequr pantallonat duke treguar organin gjenital kishte brohoritur fjalë më të shëmtuara.

Dëshmitarja e cila është inxhiniere arkitekte, tha se vendosja jashtë fuqie e planit për ringun e parë në Qendër nuk parashihte rrënimin e kishës Shën Konstantini dhe Elena.

Të akuzuar në rastin “Dhunë në Qendër” janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPNE-së Daniella Rangellova, si dhe nëntë persona.

Ata akuzohen për dhunën e shkaktuar e cila ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Në seancat e kaluara për këtë lëndë, fajin e pranoi i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht. Për të akuzuarin e shtatë, Dimçe Kërstev, vazhdon procedurë e ndarë.

Marketing