Të akuzuarit në rastin e PSP-së “Dhuna në Qendër”, dyshojnë se edhe kjo lëndë që e udhëheqë PSP është e përzier me rastin “Reket” ku të dyshuar janë Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva, Bojan Jovanovski, dhe Zoran Milevski Kiçeec, transmeton Zhurnal.
Njëri prej të akuzuarve në këtë lëndë, Aleksandar Trajkovski, pas seancës së sotme prezantoi një fotografi ku duket duke shtërnguar duart ish kryetari i Qendrës Andrej Zhernovski dhe i dyshuari Bojan Jovanovski. Ai thotë se së bashku me të akuzuarit tjerë në rastin “Dhuna në Qendër” dyshojnë se Zhernovski me finansimin e projektit të Lidhjes Ndërkombëtare prej 1 milion denarëve ka arritur përmes Jovanovskit dhe Janevës kundërvajtjen ta ndryshojë në procedurë penale me të cilën do të përndjeken anëtarët e VMRO-DPMNE-së.
“Si të akuzuar tek ne ekzistojnë dyshime se edhe ky rast është prekur tek lënda “Reket”. Nëse kontrolloni në Facebook do të shihni ku Zhernovski është fotografuar me një nga të dyshuarit dhe nidhmësit e Katica Janevës, Bojan Jovanovski. Qendra ka ndarë mjete për finansimin e projekteve të Jovanovskit.
A ka dhënë Zhernovski si kryetar komune një milion denarë që të procesuohet padia penale kundër neve. Në fillim është ngritur padi kundërvajtëse e më pas me kërkesë të tij, është hapur padi penale”, tha Trajkovski.
Ai ka bërë thirrje Prokuroria Publike të meret dhe të hetojë bashkëpunimin e komunës Qendër me Lidhjen Ndërkombëtare, ku kryetar është Bojan Jovanovski.