Dhunë mes tifozëve në ligën franceze, ndërhyn policia

Tifozët francezë janë përfshirë përsëri në konflikt me njëri-tjetrin, pas ngjarjeve të rënda që u regjistruan në fund të gushtit në ndeshjen Nice-Marseille.

Marketing

Këtë këtë herë kanë qenë tifozët e Lens dhe Lille të cilët janë përleshur në fund të pjesës së parë të ndeshjes. Tifozët hynë në fushën e lojës përpara nisjes së pjesës së dyte, për t’u drejtuar për nga zona ku qëndronin tifozët miq.

Përplasja mund të ishte përshkallëzuar nëse nuk do të ndërhynte policia, e cila arrestoi dhe disa persona.

Për shkak të këtyre akteve, fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes Lens-Lille u shty me rreth 90 minuta. Sipas disa raportimeve, ishin tifozët e Lille ata që provokuan të parët, por kjo gjë është ende pjesë e hetimeve.