Dhunohen 3 shqiptarë në Mal të Zi, Balla kërkon informacion nga autoritetet malazeze

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia të detajuar, sipas Klan News, ministri i Brendshëm Taulant Balla bën me dije se 3 shqiptarë janë dhunuar në Mal të Zi.

Marketing

Për ngjarjen, mësohet se ai ka kontaktuar me ministrat e Malit të Zi dhe ka kërkuar informacion për rastin të ndodhur në Herceg Novi.

Aktualisht policia e këtij qyteti po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar. Pritet që në orët në vijim të ketë informacion të plotë lidhur me rastin.