Dhunoi për vdekje vajzën 2-vjeçare, lihet në paraburgim babai nga Kërçova

Tridhjetë ditë paraburgim iu shqiptuan babait që rrahu vajzën e tij dyvjeçare, e cila vdiq në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell TV21. Tridhjetëvjeçari F.D., nga policia e Ohrit, thotë se është dërguar në burgun “Manastir”. Dje nga Prokuroria Themelore Publike në Kërçovë njoftuan se për rastin ka nisur hetim. Prokuroria, duke dhënë detaje nga ngjarja, bëri me dije se më 18 dhjetor të vitit të kaluar, i dyshuari e ka goditur disa herë me duar dhe këmbë të bijën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Vajza pësoi një thyerje në kokë, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyer.

Marketing