Dhurata Dora realizon kampanjën e re për “Puma” dhe “Zalando”

14:18 | 21 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Dhurata sërish bashkëpunoi me dy brende të njohura.

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora numëron disa hite në repertorin e saj dhe punon pa ndalë për këngë të reja, shkruan lajmi.net.

Si pothuajse të gjithë të famshmit, edhe kjo artiste është e angazhuar në biznes, teksa ka bashkëpunuar me disa brende të njohura.

Me anë të një postimi, Dhurata tregoi kampanjën e re për brendin “Puma” dhe “Zalando”, ku shfaqet me veshje sportive.

Ajo disa pjesë të kampanjës i realizoi në rrugë e disa të tjera në studio muzikore, ndërsa detaji që të tërheq vëmendjen është fakti që ajo këndon një pjesë të këngës së saj në atë video.

“Shijojeni muzikën. Çdo ditë”, ka shkruar këngëtarja sipër videos, duke etiketuar bashkëpunëtorët.

Kujtojmë se balada “Harrom” mbetet projekti i fundit i saj, kurse pritet të kthehet me këngë të reja. /Lajmi.net/