Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në Prishtinë, zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Haradinaj i kërkoi zëvendëspresidentit mbështetje për vizat, ndërsa mysafiri e këshilloi atë mos u premtojë qytetarëve afate dhe ia fali një dhuratë
E Wieland ka thënë se nuk mund të premtoj asgjë për vizat
“Do të ju përkrah që të mos ketë kushte tjera, përpos atyre që keni pasë. Fatkeqësisht nuk mund të ju premtoj se kur mund të bëhet kjo sepse ka disa qeveri që nuk janë të bindura që ta përkrahin”.
Ndërsa gjermani ka folur edhe për idenë e propozuar për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi, që sipas tij është e pavend.
“Edhe nga Kancelarja Angela Merkle është thënë qartë që nuk mendojmë që është hap i mirë ndryshimi i kufirit në këto rajone të veçanta sepse ka më shumë ndikime sesa në rajonet tjera gjithandej në botë”, ka thënë Wieland.
“Nuk është ide e mirë dhe duhet të merremi me atë që kemi dhe t’u shpërbejmë njerëzve dhe jo të vendosim fatmaorganë në horizont”.
Në fund të takimit, Wieland i ka dhuruar kryeministrit një tren (lodër).