Dhurata Ahmetaj vazhdon të realizojë fotosesione për reklama ndaj bizneseve të ndryshme.
Detyra e një fotomodeleje duket se po i pëlqen dukshëm asaj.
Muaj më parë u përfol për një romancë të re dashurie të saj, por që e njëjta vazhdon qe jetën e saj private ta ruaj larg medias rozë.
E në imazhet e reja ajo ka pozuar me një vello, gjë e cila ngjallë dyshime se ajo po përgatitet për një dasëm.
Vello është dizejnuar nga Merita Harxhi- Koca, dhe duket kaq perfekte.
Por, kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën asaj, do ta kuptojmë së shpejti!