Në Ditën ndërkombëtare të librit ITSHKSH i dhuroi
disa tituj librash Muzeut së Shkollës së parë shqipe të Kosovës në
Stubëll. Me këtë rast drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, u
shpreh se përhapja e librit duhet të jetë mision i çdo institucioni
dhe i çdo intelektuali. Ai konsideron se kjo dhuratë modeste me libra
do t’i japë shansë kulturës së leximit që të jetë pjesë e formimit
tonë të përgjithshëm.
Ndërkaq poeti dhe përfaqësuesi i kësaj Bibliotekse, Sarë
Gjergji,faleminderimin e tij e shoqëroi me një apel drejtuar edhe
botuesve të tjerë që të ndjekin shembullin e ITSHKSH-së, sepse vetëm
duke e zgjeruar rrethin e lexuesve libri mund t’iu mbijetojë sfidave
që po vinë nga teknologjia digjitale, tha ai.