”Dhuratë për Bashkimin Europian”, studentët marshues fusin pasaportat në një pako

Në kuadër të marshit protestues të studentëve të Universitetit të Prishtinës, aktivitete po zhvillohen edhe pranë zyrës së Bashkimit Europian në Kosovës.

Marketing

Studentët me të arritur para zyreve të BE-së, në mënyrë simbolike, secili prej tyre kanë futur pasaportat në një pako të cilën thonë se do ta lënë pranë dyerve të objektit.

Në pakon në të cilën ata vendosën pasaportat, figuron mbishkrimi ”Dhuratë për Bashkimin Europian”.
Me moton ”Mjaft na izoluat, edhe sa kritere na duhen”, pritet të ketë edhe një protestë tjetër e paraparë më 10 janar të vitit 2019-të.

Marshi protestues nisi nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë për të kërkuar heqjen e vizave të qytetarëve të Kosovës.