Dialog për thellim të decentralizimit dhe për përmirësim të funksionalitetit të komunave

Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale sot dhe nesër në Mavrovë, përfaqësuesit e BNJVL-së, kryetarët e komunave, përfaqësuesit e Ministrive kompetente dhe ekspertë biseduan për procesin e decentralizimit dhe përmirësimit të funksionalitetit të komunave.

Marketing

“Së bashku ishte përfunduar se procesi i decentralizimit më shumë se një dekadë stagnon, për çka flet varësia e madhe financiare e vetëqeverisjes lokale nga pushteti qendror, veçanërisht në komunat më të vogla dhe rurale dhe nevojitet transfer shtesë i mjeteve nga buxheti i shtetit që të mund të ndërmerren kompetenca të reja, por gjithashtu ishte konstatuar se komunat tregojnë kapacitet të ulët fiskal dhe angazhim të pamjaftueshëm në mbledhjen e të dhënave nga tatimet dhe taksat lokale”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski theksoi se në mënyrë të tillë vazhdon dialogu mes pushtetit qendror dhe lokal për ndryshimet të cilat janë të domosdoshme.

Kryetari i BNJVL-së Petre Shilegov theksoi se janë të rëndësishme ndryshimet në kompetencat dhe në mënyrën e financimit të komunave sepse, siç tha, në të kundërtën problemet do të duhet të zgjidhen me organizim të ri territorial.

Dialogun mes pushtetit qendror dhe lokal e përshëndeti edhe zëvendësja e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Sanja Bojaniq.

Në forum është biseduar edhe për mekanizmat dhe kapacitetet e komunave për pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim të demokracisë lokale, si dhe për statusin dhe mënyrat e përmirësimit të funksionalitetit të vetëqeverisjes lokale.