Dialogu e solli djalin e Soros në Prishtinë e Beograd?

Alex Soros, djali i miliarderit amerikan George Soros, fondacioni i të cilit operon edhe në Kosovë dhe në Serbi i ka shpeshtuar vizitat në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova tani ndodhet në një moment kyç ndërkohë që nuk ka bërë publike se kë ka takuar këtu. Në Serbi ndërkaq e ka pritur shefi i shtetit serb Aleksandar Vuçiq i cili e ka njoftuar për dialogun në Bruksel

Marketing

Soros ka publikuar fotografi në instagram gjatë qëndrimit në Prishtinë, duke thënë se ka kaluar një kohë produktive në Kosovë,  ndërsa ka paralajmëruar edhe vizitën në Beograd.

Ai ka shkruar se është fascinuese “të kthehet në Kosovë në një kohë kyce për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit”

Para vizitës në Kosovë, Soros në Amerikë, ka takuar Kryeministren e shtetit serb Ana Bërnabiq,  e cila ka qëndruar SHBA’në.

Derisa liderët në Kosovë, të cilët sipas të gjitha gjasave nuk e kanë publikuar takimin me Soros, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka njoftuar Sorosin për për dialogun Kosovë –Serbi.

“Soros e ka përshëndetur vazhdimin e dialogut dhe rolin konstruktiv të Serbisë në ruajtine e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” thuhet në njoftim që kanë bërë në Serbi rreth takimit.

 

Marketing