Ballina Lajme Kosovë Dialogu Kosovë-Serbi në krizë!

Dialogu Kosovë-Serbi në krizë!

Qeveria ka ashpërsuar gjuhën ndaj BE-së si palë ndërmjetësuese e dialogut me Serbinë. Kryeministri Kurti dhe së fundmi zëvendësja e tij Donika Gërvalla kanë thënë se ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak, ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces dhe si i tillë do të largohet nga ky dialog kur ta përfundojë mandatin. Përfaqësuesit e pushtetit kanë akuzuar BE-në se nuk po sanksionon Serbinë për shkeljet e marrëveshjeve.
Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, tha se BE-ja po e favorizon Serbisë në dialog.

Marketing

“ Kemi nevojë për një qasje të balancuar të BE-së në proces të dialogut. Ne nuk mund të pranojmë një qasje e cila e favorizon njërën palë në këtë dialog”, tha Hyseni pwr RTV21.

Opozita kritikon Qeverinë për qasje jo serioze në proces të dialogut. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se ndryshimet e qëndrimeve të përfaqësuesve të pushtetit ndaj BE-së janë të dëmshme.

“Ju jeni joserioz, të papërgjegjshëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”, tha Çitaku.

Politologu, Albinot Maloku, vlerëson se ka vend për kritika ndaj BE-së si ndërmjetësuese e dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, BE-ja nuk duhet të hesht përballë shkeljeve që po i bën Serbia marrëveshjes sepse kjo do ta bllokonte procesin e dialogut. Ka vërejtje edhe ndaj Qeverisë Kurti se po i zvarritë disa cështje që kanë të bëjnë me marrëveshjet e Brukselit.

“BE-ja ka qasje dyfytyrësie në dialog. Nuk ka arritur ta ketë mekanizmin e saj monitorues se kush po i shkel marrëveshjet”, u shpreh Maloku.

Njohësja e integrimeve evropiane, Mimoza Ahmetaj, vlerëson se gjuha e ashpër ndaj BE-së mund të ketë pasoja në rrugën integruese për Kosovës. Duke parë qëndrimet e palëve në proces të dialogut, ajo nuk pret takime të nivelit të lartë apo të ketë rezultate konkrete në këtë proces.

“Një takim i përbashkët që t’i jep fund dialogut me një marrëveshje nuk mund të ndodh. Nuk pres as rezultate konkrete”, tha Ahmetaj.

BE-ja nuk ka dhënë detaje se kur mund të ketë takim të radhës në kuadër të bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Por, ka thënë se varët nga vullneti i palëve për një gjë të tillë./

Exit mobile version