Presidenti francez Emmanuel Macron po pret që zgjedhjet e Kosovës të përfundojnë në mënyrë që të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në dialogun Beograd-Prishtinë.
Ai e tha këtë të enjten në një takim të shkurtër që pati me kryediplomatin serb, ivica Daçiq.
Gjatë takimit Macron-Daçiq që u zhvillua në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Daçiq uroi Macron për fjalimin e tij gjatë vizitës së fundit në Serbi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, kancelarja gjermane Angela Merkel ditë më parë në Berlin se Gjermania dhe Franca po përpiqen të rifillojnë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si dhe të bëjnë diçka në lidhje me taksën që Kosova kishte vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, transmeton Klan Kosova.