‘Dialogut Strategjik’, delegacioni qeveritar në Uashington në takim me IRI dhe NDI

Delegacioni qeveritar i përbërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojcevska, në kuadër të vizitës në Uashington dhe para fillimit të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, realizuan një numër të madh takimesh me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe personalitete të shoqërisë civile dhe think-thank organizata.

Marketing

Në mesin e aktiviteteve të shumta, delegacioni qeveritar realizoi takime të ndara edhe me delegacionet e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), të udhëhequr nga presidenti, Derek Miçell dhe Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), të udhëhequr nga Daniel Tvining.

Në takimet u shpreh kënaqësi për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që paraqet hap të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale dhe avancimin e partneritetit strategjik. Njëherazi, u mirëpritën aktivitetet e përgjithshme të NDI dhe IRI në Maqedoninë e Veriut, me çka u theksua progresi i vendit në zbatimin e reformave thelbësore për forcimin e proceseve demokratike dhe transparencën e institucioneve.

Gjithashtu, u shpreh mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen shumëvjeçare të NDI dhe IRI, në forcimin e proceseve dhe kapaciteteve demokratike të vendit dhe u shqyrtuan perspektivat për bashkëpunim në të ardhmen për të ofruar mbështetje të mëtejshme për progres demokratik të Maqedonisë së Veriut. Në këtë kuptim, kërkuan rritje të numrit të pranisë të NDI dhe IRI në vend dhe mbështetje për proceset kyçe të reformave, si dhe në sektorin joqeveritar.