KSHZ u bën thirrje të gjithë gurbetçarëve që duan të votojnë në zgjedhjet presidenciale që të bëjnë kërkesë në KSHZ për të votuar. Paraqitja bëhet në diaspora.sec.mk ose në zyrat diplomatike konsulare të Maqedonisë në diasporë. Kushti për tu zhvilluar zgjedhjet në ndonjë prej ambasadave është që të ketë të paktën dhjetë paraqitje.
Deri më tani 81 persona në mënyrë elektronike kanë bërë kërkesë ndërsa 35 në ambasadat e Maqedonisë në diasporë. Afati për paraqitje është deri me 14 prill.