Diaspora vazhdon të vetë-regjistrohet! Zvicra, Gjermania dhe Italia, vendet ku më së shumti janë regjistruar mërgimtarët

177,875 persona nga diaspora janë regjistruar deri më tani përmes aplikimit për vetë-regjistrim, njoftoi Enti për Statistikë.

Marketing

Shumica e shtetasve të vetëregjistruar janë nga Zvicra – 58 067, Gjermania – 40 400 dhe Italia – 25 618.

7,484 shtetas janë të regjistruar në Shtetet e Bashkuara, 2,227 në Australi dhe 1,591 në Kanada.

Sipas marrëveshjes politike për shtyrjen e regjistrimit, vetë-regjistrimi i qytetarëve nga diaspora do të vazhdojë deri më 30 shtator të këtij viti.

Nga Shqipëria deri më tani janë regjistruar 362 vetë, Bosnja dhe Hercegovina – 530, Bullgaria – 408, Greqia – 141, Kosova – 1 038, Sllovenia – 3 324, Serbia – 678, Kroacia – 1 331 dhe Mali i Zi – 163 .

Duke marrë parasysh situatën e re në lidhje me Regjistrimin 2021, Zyra Shtetërore e Statistikave informoi sot se nuk do të fillojë aktivitetet e regjistrimit në terren, deri në përfundimin e procedurës në Parlamentin e RSM.

 

Marketing