Diazepamët në RMV si karamele!

Qytetarët e Maqedonisë blejnë mbi 9 mijë kuti diazepam në ditë.

Marketing

Në ditët e para të muajit kërkesa është më e madhe dhe arrin deri në 15 mijë, ndërsa dje ka shkuar në 15 mijë e 700.

Analiza e fundit e Fondit nga viti 2020 tregon se janë lëshuar 1 milion e 300 mijë receta për diazepam.

Ky medikament rangohet në vendin e tretë, si një ndër barnat më të përdorura në Maqedoni, menjëherë pas Enalaprilit për tensionin e lartë dhe Metforminës për diabetin.

Edhe pse zakonisht përdoret si terapi shtesë për presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës, diazepami është gjithashtu i lartë në listën e barnave që shkaktojnë varësi fizike dhe mendore.

Përdorimi i tepërt i tij, sipas doktor Ignjatova nga Fakulteti i Mjekësisë, nuk është diçka e re dhe është rezultat i politikave shumëvjeçare shëndetësore.

Dr. Ignjatova shpjegon se, “Sipas shkencës, nëse një personi të cenueshëm i përshkruhet një ilaç që shkakton varësi, ai ka një rrezik të lartë për ta zhvilluar atë, sepse truri i’a kujton ta merr vazhdimisht. Ai kujton se çfarë i bëri mirë, çfarë e relaksoi dhe më pas personi motivohet të përsërisë të njëjtat veprime. Ilaçet kundër depresionit janë një alternativë shumë më e sigurt, por përsëri për shkak të politikës shëndetësore, mjekët e familjes nuk duhet t’i përshkruajnë ato pa rekomandimin e mjekut psikiatër dhe populli ynë ka një neveri ndaj psikiatërve”.

Mjekja Ignjatova thotë se “varësia që krijon diazepami është shumë e madhe dhe personat që e përdorin vazhdimisht e kanë të pamundur ta heqin qafe sepse krizat e abstinencës janë të mëdha, varësia përsëritet dhe është një sfidë e rëndë për sistemin shëndetësor”.

“Është e këshillueshme të merret në konsideratë së pari, çfarë dëmi është bërë gjithë këto vite me ata që e kanë konsumuar?, si t’ua lehtësojmë jetën atyre që tashmë janë të varur nga diazepami dhe së dyti, si të parandalojmë krijimin e të varurve të rinj? Duhet një vlerësim më i rreptë se kujt mund t’i përshkruhet diazepam, si dhe ndryshimi i politikës shëndetësore, pra lejimi i dhënies së ilaçeve kundër depresionit, të cilat janë shumë më të lehta, pa rekomandimin e një psikiatri.