Dibër, 25 persona të prekur nga fruthi brenda muajit

Njëzet e pesë të prekur nga fruthi, bashkë me 3 gushtin janë regjistruar në territorin e Dibrës, publikoi në ueb faqen e saj Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Dhjetë rastet e para ishin regjistruar më 17 korrik, kur ishte shpallur epidemia e fruthit në rajonin e Dibrës.
Nga ISHP potencojnë se të sëmurët janë të moshës prej shtatë muaj deri në 45 vjeç. Nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 44 për qind janë pjesëtarë të popullatës rome, 40 për qind shqiptarë, tetë për qind turq, katër për qind (një i sëmurë) të kombësisë maqedonase dhe për një person nuk ka të dhëna.

Nga të prekurit me epidemi për 16 persona ka konfirmim laboratorik, ndërsa te nëntë raste është konfirmuar lidhja epidemike. Nga rastet e konfirmuara laboratorike, 68,8 për qind nuk janë të vaksinuar ose jo komplet të vaksinuar, ndërsa 31,2 për qind janë vaksinuar me dy doza të vaksinave kundër fruthit.

Nga ISHP informojnë se me qëllim që të zvogëlohet mundësia për përhapjen e sëmundjes është zbatuar hulumtim epidemik për çdo rast veçmas të fruthit nga ana e epidemiologëve lokal, është kontrolluar statusi i vaksinave i të gjithë personave të sëmurë dhe kontaktet e tyre, ndërsa në kontaktet e personave të sëmurë të cilët nuk janë vaksinuar ose nuk janë vaksinuar komplet u rekomandohet vaksinimi me MRP vaksinë, deri në kompletimin e statusit të vaksinës, sipas moshës.

Gjithashtu, është kontrolluar përfshirja e vaksinave me MRP vaksinë në territorin e Dibrës, personat që nuk janë vaksinuar janë thirrur për vaksinim, është përforcuar kontrolli epidemologjik i etheve i ndjekur me puçrra të fruthit, çdo rast i dyshimtë i fruthit është testuar në laboratori, është ndarë material edukativo-informativ i punonjësve shëndetësor për mbrojtjen primare shëndetësore, në kopshtet e fëmijëve, ndërsa është publikuar edhe material edukativ në ueb faqen e ISHP-së, me qëllim që njerëzit të cilët shkojnë në pushime verore në destinacionet ku ka epidemi nga fruthi të jenë të vetëdijshëm për rreziqet, derisa fëmijët e tyre ose ata nuk vaksinohen kundër fruthit.

Nga ISHP rekomandojnë të vazhdohet me kontrollin epidemologjik të përforcuar të etheve në Dibër, por edhe në qytetet e tjera dhe çdo rast i dyshimtë i fruthit i cili i plotëson kriteret e definimit të rastit nevojitet të hulumtohet dhe të testohet në laboratori.

Shërbimet epidemologjike pranë qendrave për shëndet publik duhet t’i njoftojnë mjekët amë/pediatër t’i paraqesin të gjitha rastet e dyshimta (ethe) deri te shërbimi epidemologjik i Qendrës kompetente për shëndet publik në afat prej 24 orëve nga konfirmimi i diagnozës ose dyshimi, ndërsa më së voni për 24 orë nga dyshimi i konfirmuar i fruthit të paraqesin regjistrim për sëmundje/vdekje nga sëmundja ngjitëse deri te shërbimi epidemologjik i Qendrës kompetente për shëndet publik dhe sërish regjistrim të ri pas konfirmimit laboratorik të sëmundjes.

Pacientët, të cilët janë hospitalizuar duhet të izolohen, ndërsa numri i vizitorëve të zvogëlohet në minimum, përkatësisht të ndërmerren masa për ndalimin e infeksioneve intra-spitalore, ndërsa derisa personi nuk është hospitalizuar, të rekomandohet izolim në kushte shtëpiake, derisa zgjat infeksioni ngjitës, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë.

Marketing