Me motivacionin se kanë kontribuar për Dibrën si në mbrojtjen e lumit Radika, mbrojtjen e ambientit në mënyrë shkencore, si dhe për kontributin e dhënë në materialet historike, Këshilli komunal i Dibrës në mënyrë unanime shpalli 5 persona për qytetarë nderi të qytetit të Dibrës, dhe atë: Tofik Jegeni, Saimir Shatku, Molnar Kolaneci, Fatos Daci dhe pas vdekjes i jepet ky titull edhe historianit të njohur dibran, Moisi Murra.
Bëhet fjalë për dibranë që jetojnë në Shqipëri dhe vazhdimit angazhohen për të mirën e dibranëve. Mirënjohja do t’u ndahet më 8 shtator kur është edhe dita e komunës së Dibrës.
Mirënjohja “Qytetar nderi i Dibrës” i është dhënë deri më tani ish presidentit të Shqipërisë, Bamir Topit, Sine Holanit – përfaqësuese e Shoqatës norvegjeze “Norvak”, bakteriologut, Azbi Dibra, dhe pronarit të Kompanisë “Knauf”, Nikollas Knauf.