Dibër, anulohet seanca për shkak të varrimit të familjes Pocesta

Për shkak të vrasjes së tmerrshme, që e tronditi jo vetëm opinionin e Dibrës, por edhe të gjithë Maqedonisë, Këshilli i komunës së Dibrës e anuloi seancën e caktuar për sot, pasi këshilltarët u shprehën nderime me heshtje njëminutëshe.
“Një gjë e tillë nuk mbahet në mend në qytetin tonë.
Këshilltarë sollën vendim që të anulohet seanca dhe të gjithë së bashku të shkojmë dhe më të afërmve t’u shprehim ngushëllim, ndërsa të treve nderime të fundit”, tha kryetari i këshillit Bashkim Mashkuli.

Marketing

Edhe kryetari i komunës Ruzhdi Lata paraprakisht deklaroi se një ngjarje e këtillë nuk ka ndodhur në qytet gjatë shekullit të kaluar.
Tre anëtarë nga familja Pocesta, të cilët u plagosën me vdekje në shtëpinë e tyre, sot do të varrosen në varrezat myslimane në Dibër.

Atje ku kanë jetuar edhe janë vrarë, në shtëpinë e tyre, si dhe shtëpinë fqinje, të afërmit Amitit, Nazmijes dhe vajzës së tyre katërvjeçare Anila, një numër i madh i qytetarëve u shprehnin ngushëllime të sinqerta.

“Në vend që për në Itali, ku sot planifikonin të shkonin, ja fati ka dashur t’i dërgojmë në shtëpinë e tyre të përjetshme. Atë e kishim vëlla të vetëm, shpirti i tij çdoherë ishte i mbushur me mirëkuptim dhe solidaritet dhe gjithkënd. Zoti ta dënojë atë që na mori dhe shpirtrat e tanë i shndërroi në ferr”, me lot flisnin tre motrat e tij.

Përndryshe, tre anëtarët e familjes Pocesta u plagosën me pistoletë të dielën në orën e herëta të mëngjesit, në shtëpinë e tyre, derisa kanë qenë në gjumë. Bashkëshortët janë gjetur në dhomën e gjumit, ndërsa vajza në dhomën e saj.
Bashkëshortët Pocesta, të cilët kanë edhe dy vajza të rritura, thuajse tre dekada jetonin dhe punonin në Itali, ndërsa në vendlindje zakonisht, si edhe çdo vit, kanë ardhur janë pushimit veror.

Të dy vajzat për në Itali kanë nisur para disa ditëve.
Tre trupat e pajetë i kanë gjetur familjarë, të cilët pasi kanë parë se nuk janë të pranishëm në ahengun familjar të një farefisi të tyre dhe nuk janë paraqitur në thirrjet telefonike, kanë shkruar në shtëpinë e tyre, dhe, sipas dëshmisë së tyre, kanë hyrë përmes dritares së hapur me ndihmën e shkallëve.

Të shokuar nga pamja e kanë njoftuar Stacionin policor nga kompetenca komunale në Dibër, i cili e ka informuar Spitalin e përgjithshëm. Ekip i ndihmës urgjente mjekësore menjëherë ka mbërritur, por për fat të keq mjeku vetëm e ka konstatuar vdekjen.
Kompetentët, në interes të hetimit, nuk kumtojnë hollësi.

Marketing