Dibër, BDI dhe LSDM formojnë shumicën e Këshillit Komunal për 4 vitet e ardhëshme

Sot, bashkë me partnerët e koalicionit, LSDM- në, patëm takimin e parë pas zgjedhjeve të raundit të parë, ku prezentë ishin edhe këshilltarët e zgjedhur nga BDI dhe LSDM.
Gjatë takimit u bisedua për shumë çështje që lidhen me raundin e dytë të zgjedhjeve, por mbi të gjitha, bashkarisht vendosëm që bashkëpunimi jonë të jetë afatgjatë në nivel lokal dhe se sëbashku do ta krijojmë shumicën e nevojshme në këshillin komunal për katër vitet e ardhëshme.
Gjashtë këshilltarët e BDI-së dhe dy të LSDM-së, do të jenë shumica e ardhëshme e këshillit komunal në Dibër dhe do të jenë zëri i fuqishëm i të gjithë qytetarëve. Do të jemi përkrahësit e parezervë për të gjitha iniciativat që burojnë nga individë, biznese, grupe të interesit, qofshin ato plane urbanistike, projekte zhvillimore, programe punësimi dhe iniciativa të tjera që kanë për qëllim zhvillimin e përgjithëshëm të Dibrës. Ndërsa do të jemi të pakompromis kundër gjer në stopim e mosrealizimit të iniciativave që do të dëmtonin interesin e përgjithshëm qytetar.

Marketing

Të bindur se mbështetja që na dhatë dhe ne të jemi shumica e këshillit komunal, do të shoqërohet edhe me mbështetjen e fuqishme që ju do t’i jepni në 14 nëntor edhe për kandidatin tonë për kryetar komune, z. Hekuran Duka, që sëbashku të vazhdojmë në realizimin e programit dhe vizionit tonë të përbashkët për një Dibër më të mirë!
Prandaj, ju ftojmë që më 14 nëntor, të dilni masovikisht në votime dhe përmes përkrahjes së fuqishme për dr. Hekuran Dukën t’i japim fuqinë e vërtetë shumicës sonë, për një Dibër më të mirë, për një Dibër më të zhvilluar!

Marketing