“Grupi i këshilltarëve të BDI dhe kryesia e BDI-së në Dibër, me vëmendje të shtuar dhe shqetësim ka analizuar zhvillimet e fundit politike lokale në qytet”, thuhet në njoftimin e Grupit të Këshilltarëve Komunal të BDI-së-Dibër
Në vazhdim njoftimi i plotë i kësaj dege:
Nga analiza e gjithanshme na rezulton se kryetari i partisë politike Aleanca, z.Ilirjan Fetahu, nga momenti i zgjedhjes së z.Eugjen Camit për kryetar të përkohshëm, në emër të Komunës Dibër, në emër të Këshillit dhe në emrin e vet personal, ka dhënë premtime në kurriz të buxhetit që propozohet.
Nga verifikimi i informacioneve rezulton se kryetari i Aleancës në fyerje direkte të të gjithë këshilltarëve të tjerë, duke qenë vetëm se 1/15 anëtar i këshillit dhe në mos respekt të kryetarit të përkohshëm, ka premtuar shuma parashë ndaj individëve dhe grupeve të caktuara, ka premtuar pagesa duke favorizuar biznese të caktuara, pa u ndjekur renditja që vetë komuna ka për pagesa.
Mënyra se si z.Ilirjan Fetahu në këto ditë e ka trajtuar pushtetin, është alarm për të ardhmen e komunës. Ilirjan Fetahu, në kuadër të Aleancës ka vetëm se 517 vota, ndërsa e gjithë partia me 3 këshilltarë ka 1553 vota qytetarësh.
Ne si këshilltarë komunal të BDI-së në të gjitha mandatet, duke pasur edhe trefishin e besimit të qytetarëve, nuk kemi guxuar që të fusim duart në buxhet, veçse për përfitime personale dhe partiake.
Madje as kryetari i ndjerë Ruzhdi Lata, i cili kishte mandat direkt nga qytetarët, njëherë me 6056 vota dhe herën e dytë me 4500 vota, nuk e trajtoi kurrë buxhetin e komunës si pasuri personale të tijin. Nuk bëri kurrë premtime parashë dhe pazare me buxhetin e komunës.
Nuk e dimë shkakun e kësaj sjellje të kryetarit të partisë Aleanca, ndoshta është zell i tepruar për pushtet, dashakeqësi apo injorancë në punët e qeverisjes.
Gjithashtu apelojmë tek të gjithë individët, bizneset dhe qytetarët që të mos mashtrohen nga premtimet e një individi! Buxheti i Komunës së Dibrës është buxhet i të gjithë qytetarëve dhe jo i një njeriu edhe partie.
Qeveria qëndrore të githë komunat në Maqedoni i ka ndihmuar duke paguar 51% të shpenzimeve të prapambetura.
Gjithashtu potencojmë se borxhi i Komunës së Dibrës është një ndër borxhet më të ulëta në krahasim me komunat tjera.
Krejtësisht të pavërteta janë të dhënat e publikuara na z.Ilirjan Fetahu në rrjetet sociale. Borxhi i komunës Dibër është aq i ulët, vecse për meritë të kryetarit të ndjer Ruzhdi Lata, që me aftësitë e tij të jashtëzakonshme menaxhuese, fitonte grante dhe financime për investime jasht buxhetit komunal. Një aftësi dhe përvojë të tillë besojmë se z.Ilirian Fetahu nuk e ka.
Ne si këshilltarë të BDI-së jemi në shqetësuar për propozim buxhetin dhe për këtë arsye do kërkojmë kohë shtesë për analizë dhe menjanim të manipulimeve eventuale të bëra në kurriz të buxhetit të përbashkët.