Dibër, brenda 48 orësh nuk ka të prekur me Covid-19

Në 48 orët e fundit, në qytetin e Dibrës nuk është regjistruar asnjë rast i ri me virusin Korona.Nga Shtabi i Krizës në Dibër njoftojnë se nga 19 testet që janë bërë të hënën, rezultatet e 15 personave janë negative, ndërsa për katër të tjerë ende nuk janë publikuar rezultatet. Numri i përgjithshëm i të prekurve vazhdon të mbetet 47, 14 prej tyre pas 14-ditëshit në testin e parë kanë rezultuar negativ, edhe numri i personave që kanë pasur kontakte, nga 210 persona është zvogëluar në 147, mbrëmë edhe një person që ishte i shtrirë në infektologjinë e Shkupit ka dalë nga spitali me rezultat negativ.

Marketing

“Të sëmurët të cilët kanë dalë pozitiv me Korona dhe janë në mjekim shtëpiak, sot do të testohen 11 prej tyre dhe nëse dy herë rresht dalin negative do të lirohen nga karantina. Kemi informatë se mbrëmë edhe një pacient është liruar nga klinika e infektologjisë dhe vazhdon me shërimin shtëpiak.”,- tha kryetari i Shtabit të Krizës, Hekuran Duka.

Po ashtu virusi Korona u ka marrë jetën katër dibranëve. Nga Shtabi i Emergjencës sërish apelojnë te qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse nga Covid-19.