Dibër, edhe 1 rast i ri, shtohen kontrollet e dezinfektimit

Një rast i ri në 24 orët e fundit dhe një 4 ditë më parë, kanë shtuar në Dibër frikën e rikthimit të lasës së infektimeve. Megjithatë strishot e marra nga të afërmit e personit që u diagnostikua pozitiv javën ekaluar, rezultuan negative e ata vazhdojnë të jenë të vetëizolim. Po dezinfektohen edhe rrugët e qytetit dhe shtabi i krizës thotë se është i gatshëm për ballafaqimin me situatën, nëse eventualisht Dibra përfshihet nga vala e dytë e Covid 19.

Marketing

“Të gjitha kapacitetet jen në disponim, vigjilenca është ritur dhe do të mundohemi që në maksimum me forcat tona ta përballojmë edhe luftën e dytë. Rasti I cili u paraqit në kosovrastin e poshtëm është në mjekim kurse personat që kanë patur kontak janë negative ky është një lajm I mirë. Marja e testeve do të vazhdojë edhe mëtutje, ndaj të gjitha ato që kanë simptoma të virusit do tu bëhen analiza për Covid 19.”- tha Hekuran Duka, kryetar i shtabit operativ.

Vazhdon kontrolli për respektimin e masave. Policia ka dënuar 34 persona për mosmbajtje të maskës dhe 7 persona për shkelje të orës policore. personat që transportojnë mallra dhe udhëtarë kontrollohen rreptësisht nga ana e policisë, njëkohësisht ju matet edhe temperature trupore kur hyjnë në qytetin e Dibrës.