Qytetarët e Dibrës dhe të Qendrës së Zhupës pas 30 ditëve karantinë dhe pas 11 ditëve që nuk ka të prekur me virusin korona, marrin pak më lirshëm frymë. Heqja e masës zonë e krizës bëri që sot të hapen të gjitha shitoret, berberanet, e zejtarët. Thënë shkurt qytetarët e Dibrës e ndjejnë fitoren ndaj virusit korona. Por kryetari i shtabit operativ Hekuran Duka përkujton se mënyra e lëvizjes tanimë rregullohet me masat e tjera që vlejnë për të gjithë vendin, pra duhet edhe më tek kjujdes.
“Të gjithë institucionet që jene në komunën tonë duhet që të punojnë me orarin e shkurtuar prej orës 8 deri në ora 14 duke I respektuar të gjitha rekomandimet të cilat i ka prurë qeveria e RMV-së. Me propozim të qeverisë, ministria e ekonomisë do të përgatiti protokoll për veprim se si duhet të jetë orari I punës, si do të jetë prezenca fizike e konsumatorëve dhe e afaristëve. Nëse ata dalin jasht masave të rekomanduara nga ministria e ekonomisë, atëherë do të veprojë inspeltori I tregut dhe do të mer masa ndëshkuese.”- tha Hekuran Duka, Kryetari i shtabit operativ.
Sipas autoriteteve lokale nga 32 persona që që ishin në izolim shtëpiak, 15 prej tyre kanë dalë me dy teste negative që do të thotë janë të shëruar plotësisht. Këto ditë pritet që edhe për 17 personat e tjerë të presim rezultate dhe sigurisht do të shpallet ngadhnjimi i dibranëve ndaj virusit korona.