Dibër, komuna me apel për vizitorët, respektoni masat

Komuna e Dibrës me apel ndaj qytetarëve të ardhur nga qytetet tjera për fundjavë ose për më gjatë.

Marketing

“Vizitorëve por edhe banorëve të Dibrës, u apelohet të mos dalin në qytet pa nevojë, të mbajnë maska mbrojtëse sidomos në lokale të mbyllura dhe të mbajnë distancën fizike. Masat preventive të lartëpërmendura janë vendosur për të ndërprerë përhapjen e virusit i cili nuk shihet me sy, është mikroorganizëm i cili vret. Dibra një kohë të gjatë ishte zonë e gjelbërt falë diciplinës së qytetarëve dhe aktiviteteve të shtabit operativ komunal.Të vazhdojmë që të jemi vigjilent dhe të diciplinuar se vetëm në këtë mënyrë mundemi ta evitojmë këtë të keqe”, thuhet në apelin e Komunës.

Dje në Dibër u shënua rasti i parë pozitiv pas 47 ditëve pa asnjë të infektuar e kjo ka bërë që të rikthehet frika e rikthimit të epidemisë, e cila detyroi autoritetet të vendosin qytetin në karantinë 30 ditore.

Marketing