Dibër, qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara

Në qytetin e Dibrës “Banjat e Dibrës-Capa” për qëllime humane ndërton objekt të një qendre ditore për personat me aftësi të kufizuara.

Marketing

Aktivitete me fokus promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuara gjegjësisht për fëmijët me zhvillim të ngadalshëm mendor, në qytetin e Dibrës ndërtohet qendra ditore prej 400 metër katror sipërfaqe.

Për vullnetin e mirë humanitar këtë qendër e ndërton pronari i “Banjave të Dibrës Capa” Mexhit Capa i cili shpreh se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e qendrës ditore si dhe personelin që do të angazhohen në këtë qendër, që brenda një viti planifikohen se mund të bëhen rreth 100 mijë euro shpenzime.

“Duke e parë në Dibër qe në kohën e fundit shume fëmijë vuajnë nga ajo sëmundje d.m.th me zhvillim të ngadalshëm e pash të arsyeshme që edhe në Dibër të ndërtojmë një objekt rreth 400 metër katror që llogaritet ndër ma të mëdhenjtë në Maqedoni. Ky objekt do të jetë prej Banjave të Dibrës, do të jetë falas ku edhe njerëzit që do të punojnë me këto nxënës do të jenë në patronazhin e “Banjave të Dibrës Capa””, tha Mexhit Capa.

Qendra ditore për Personat me aftësi të kufizuara do të bëjë përpjekje që ata të jenë të vlefshëm për veten, për familjet e tyre si dhe për komunitetin ku bëjnë pjesë.