Dibër, qendra Covid përplot me pacientë

Reparti Covid në Dibër është plot me pacientë pozitivë. Mbrëmjen e së mërkurës jetën e humbën edhe dy pacientë të moshës 84 dhe 80 vjeç. Fatalitetet e fundit e rritën në 80 numrin e viktimave këtë muaj, e në rreth 60 atë të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë, ku Dibra ishte qyteti i parë që u fut në karantinë.

Marketing

Në 24 orët e fundit, në Dibër kanë rezultuar pozitivë edhe 34 qytetarë. Rritja e numrit të të infektuarve, po ezauron kapacitetet spitalore. Mjekët alarmojnë se numrat realë janë edhe më të larta, marrë parasysh faktin se një pjesë e madhe e qytetarëve që kanë simptoma, testohen në shtëpi me teste të shpejta, e nuk paraqiten tek mjekët nëse gjendja nuk u përkeqësohet. Mjekët apelojnë për zbatimin rigoroz të masave dhe vaksinim masiv. Në dy ditët e fundit në Dibër, janë aplikuar 750 vaksina.