Dibër/ Ulet në minimum pagesa e taksës komunale, rrezikohen rrogat e 95 të punësuarve në NKP

Gjatë vitit të kaluar vetëm 17 përqind e qytetarëve kanë kryer obligimin e pagesës ndaj ndërrmarjes komunale në qytetin e Dibrës. Gjatë dy muajve të epidemisë për muajin mars e prill shifra e pagesës arin në tre përqind, kjo situatë vështirëson situatën dhe ndoshta 95 të punësuarti pranë kësaj ndermarje nuk do të marrin pagën e rregullt.

Marketing

“Problem është se për këta muaj, muajin Mars dhe për muajin Prill pagesa ka rënë deri në tre përqind, është një mungesë e madhe e vetëdijes së bashkëqytetarëve të mi të Dibrës prandaj bëj një apel të gjithëve edhe biznesit, që të na ndihmojnë që edhe ne të mund të ushqejmë familjet tona . Të parët ishim në luftë kundër virusit korona bashkë me mjekët ndoshta ishim edhe më shumë të rezikuar sepse punonjësit nuk ishin profesionistë për tu mbrojtur nga virusi por ishim të parët 24 orë në shërbim të këtij qyteti. Tani qytetarët duhet të na e kthejnë atë që edhe ne të marim pagat tona sepse jemi ndërmarje që rrogat I nxjerim prej pagesave të qytetarëve.”- tha Mazllum Lleshi, drejtor i NKP “Standart”.

Këshilli Komunal I Dibrës vendosi që për mënyrën e marjes së masave dhe shqyrtimin e sanksioneve do të bisedojë për këtë çështje në seancën e ardhëshme.