Dibra dhe Peshkopia të gatshme për rritjen e bashkëpunimit

Komuna e Dibrës dhe komuna fqinje shqiptare Peshkopia janë të gatshme për zgjerimin e bashkëpunimit në disa sfera, si dhe në realizimin e projekteve, duke shfrytëzuar mjete nga IPA fondet.

Marketing

Këtë vlerësim e parashtruan kryetarët e komunës së Dibrës, Hekuran Duka dhe ai i Peshkopisë, Dionis Imeraj, i cili qëndroi në Dibër.

“Për ne vizita e kryetarit të Peshkopisë, Dionis Imeraj ishte kënaqësi e posaçme. Në këtë takim vëllazëror janë këmbyer urime për festat e ardhshme, me dëshirë që viti i ri 2021 t’u sjell prosperitet qytetarëve në secilin aspekt dhe pandemia me Kovid-19 të përfundojë sa më shpejtë”, tha Duka.

Po ashtu, temë e rëndësishme, për të cilën janë këmbyer mendime në takimin, ishte shfrytëzimi i IPA fondeve për bashkëpunim tejkufitar dhe gatishmëria për projekte të përbashkëta, para së gjithash me mbeturinat dhe përmirësimi i infrastrukturës doganore në vendkalimin kufitar “Bllata”.

Ndryshe në takimin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ndërmarrjeve komunale publike nga të dy komunat, të cilët kanë arritur marrëveshje që në të ardhmen të aplikojnë për mjete nga IPA programi për mbrojtje të mjedisit jetesor.

Marketing