Sot, në seancën e Këshillit Komunal në Dibër, grupi i këshilltarëve të BDI-së, LSDM-së dhe PEI-t, kërkuan votëbesim për ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës së Dibrës nga rradhët e Aleancë, z.Eugjen Cami.
Arsyetimi i këshilltarëve që kërkuan votëbesim , ishte se : “Që nga momenti i zgjedhjes së z.Eugjen Cami si ushtrues i detyrës së kryetarit të Komunës së Dibrës, komuna u partizua, qeverisej nga persona të paautorizuar dhe funksionarë lokale të Aleancës, filloi shantazhi mbi të punësuarit në komunë, qytetarët dhe firmat private.
Gjithashtu Komuna duhet t’i rikthehet verdiktit qytetar të treguar me votë popullore në zgjedhjet lokale të 2017-s.” Pas arsyetimit të dhënë, votbesimi u fut në votim, me çka u miratua nga shumica e këshilltarëve komunal.
Menjëherë pas miratimit të votëbesimit, grupi i këshilltarëve të BDI propozoi Hekuran Dukën si kandidat të mundëshëm për ushtrues detyre të kryetari të Komunës së Dibrës, i cili mori shumicën e votave të këshilltarëve.
Me zgjedhjen e Hekuran Dukës ushtrues detyre të kryetarit të Komunës së Dibrës, Dibra u rikthehet qytetarëve dhe në Komunën e Dibrës rikthehet verdikti qytetar i dhënë me votë në zgjedhjet lokale të para një viti.