“Dibra Open 2022”, Duka: Mbështesim sportin e tenisit dhe sportistët

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka ka marrë pjesë në turneun e tenisit që u mbajt. I pari i Dibrës është shprehur se gjithmonë do të jenë në mbështetje të sportistëve por edhe tenisit si sport i mirëpritur në këtë qytet.

Marketing

Finalja e turneut të tenisit Dibra open 2022 u kurorëzua me fitoren e Emin Vërzivollit kundër Valon Mehmetit i cili zuri vendin e dytë.

Tenisi është një aktivitet sportiv interesant që ka kushte të mira për tu zhvilluar në qytetin tonë dhe do të suportohet nga komuna Dibër duke e futur në kalendarin e aktiviteteve sportive, pasi ka të interesuar dhe entuzjastë.

Urime fituesve të çmimet dhe organizatorëve.