DiCaprio dhuron 10 milionë dollarë për ushtrinë ukrainase, shuma më e lartë deri më tani

Aktori i Hollivudit, Leonardo DiCaprio ka dhuruar 10 milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, shuma më e lartë e donacioneve e dhënë për vendin deri më tani.

Marketing

Kështu raporton GSA News duke iu referuar burimeve të veta, transmeton Indeksonline.

“Superylli i Hollivudit, i njohur për rolin e tij në filmin hit “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë amerikanë në qeverinë ukrainase ndërsa vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në raport.

DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase nga gjyshja e tij, nga nëna, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës, duke iu bashkuar një numri të madh të famshëm të tjerë në mbarë botën që e kanë bërë këtë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje botës për mbështetje ushtarake dhe financiare, pasi pushtimi rus i Ukrainës ka një kosto të lartë për vendin.

Marketing