Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nxitur spekulimet në rrjet pas postimit të tij të fundit në “Truth Social”, një ditë para fjalës së tij në Kongres.
Trump shkruan se nesër do të jetë një ditë e madhe dhe se do t’i thotë të gjitha gjërat ashtu siç janë.
“Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë”, shkroi Trump.
Ndërkohë që më herët Trump bëri një tjetër postim provokativ ku shkruante se ai ëhstë i vetmi President që nuk i dha asnjë tokë të Ukrainës Rusisë së Putinit.
“I vetmi president që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës, Rusisë së Putinit është presidenti Donald Trump”.
Trump do t’i drejtohet Kongresit të martën. Dhe ky fjalim do të shërbejë si një moment vendimtar që Trump të përshkruajë prioritetet e tij për vitin.