Diego Simeone flet për incidentin që ndodhi mbrëmë ndaj Realit

MADRID, SPAIN - OCTOBER 11: Atletico de Madrid Head Coach of Diego Pablo Simeone gestures during the Press Conference ahead of their UEFA Champions League group B match against Club Brugge KV at Civitas Metropolitano Stadium on October 11, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Alvaro Medranda/Eurasia Sport Images/Getty Images)

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka komentuar incidentin që ndodhi në ndeshjen e së dielës me Real Madridin.

Marketing

Ndeshja mes Atleticos dhe Realit u ndërpre në pjesën e dytë për 20 minuta për shkak të hedhjeve të gjësendeve në fushë nga tifozët e Atleticos.

Simeone në një intervistë për “DAZN” është shprehur se tifozët që kanë hedhur gjësende në fushë duhet të dënohen.

“Mendimi im është se njerëzit që kanë bërë incidente duhet të sanksionohen nga klubi. Ne nuk kemi nevojë për këta njerëz. Ne kemi nevojë për njerëzit që na shoqërojnë dhe na mbështesin. Ata dëmtojnë klubin”, ka thënë Simeone.

Atletico dhe Reali barazuan 1:1 në kuadër të xhiros së tetë të La Ligas.